Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Zhegrova shënon dy gola në fitoren e Lillet
30 Mars, 2024

Zhegrova shënon dy gola në fitoren e Lillet

Me dy gola shumë të bukur të premten mbrëma, Edon Zhegrova ka konfirmuar se po kalon formë të lartë. 

Pas paraqitjeve të mira në miqësore me Kosovën ndaj Armenisë dhe Hungarisë në udhëtim, Zhegrova u kthye te Lille në Francë dhe ia siguroi pikët e plota. 

Lille e fitoi ndeshjen e xhiros së 27-të në Ligue 1 të Francës 2:1 përballë Lensit në derbi. 

Zhegrova në minutën e nëntë shënoi supergol për 1:0. 

Rezultatin e dyfishoi pas një ore lojë, pas topit të kthyer nga portieri. 

Zhegrova tani ka 11-të gola në të gjitha garat. 

Mysafirët shënuan një gol me Elye Ëahin në minutën e 78-të, por pa arritur ta rrezikojë më fitoren e Lillet. 

Zhegrova luajti deri në minutën e 77-të. 

Lille kalon përkohësisht në vendin e tretë me 46 pikë, aq sa ka edhe Monaco në vendin e katërt me një ndeshje më pak të luajtur. 

Lensi mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE