Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Gruaja e El Chapo-s lirohet nga burgu
13 Shtator, 2023

Gruaja e El Chapo-s lirohet nga burgu

Emma Coronel, gruaja e bosit të drogës meksikan të burgosur Joaquín “El Chapo” Guzman, është liruar nga burgu në SHBA, raporton BBC.

Ajo u deklarua fajtore për akuzat për trafik droge dhe u dënua me tre vjet burg në nëntor 2021, një dënim i cili më vonë u reduktua.

Byroja Federale e Burgjeve konfirmoi lirimin e saj. Burri i saj po vuan një dënim të përjetshëm në një burg në Kolorado.

Muajin e kaluar, ai i dërgoi një letër të shkruar me dorë, ku kërkonte që gruaja dhe dy vajzat e tyre të lejoheshin ta vizitonin në burgun e sigurisë maksimale.

El Chapo Guzman, 66 vjeç, u shpall fajtor në vitin 2019 për drejtimin e kartelit Sinaloa.

Organizata kriminale e tij me bazë në Meksikë vlerësohet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit amerikan se ka kontrabanduar më shumë se 1000 ton kokainë, marijuanë dhe heroinë në SHBA.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE