Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Enver Idrizi u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci
22 Shkurt, 2024

Enver Idrizi u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci

Mbrëmë në kryeqendrën e Kroacisë mike në Zagreb, me organizim të Ambasadës së Kosovës, Shkëlqesisë së Tij, Ambasador, Prof.Dr. Martin Berisha, me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dekoroi me medalje të meritave të veçanta, legjendën e karates, Z. Enver Idrizi. Në këtë mbrëmje festive, ishin shumë personalitete kroate dhe nga ato shqiptare nga e gjithë Kroacia.

Z. Idrizi, me modestinë e tij, falënderoi Ambasadorin Berisha dhe stafin e tij. Legjenda e karates, Enver Idrizi njihet si legjenda e karates në Kroaci, tek ne shqiptarët dhe në gjithë globin. Përveç meritave në karate, siç dihet z. Enver Idrizi kontribuoi edhe për çlirimin e Kosovës, jo vetëm, por edhe para pavarësisë, sot e kësaj dite. Shpirtëbardhësia e tij, model modestia, do të shërbej për brezat e rinj.

Me shtetin kroat jemi të lidhur, jemi një gjak dhe do ta vazhdojmë për jetë miqësinë dhe vëllazërinë. Mbrëmja festive u mbyll me fjalë të mira mes miqve të shumtë kroat dhe shqiptarë, që të punohet drejt BE për tokat shqiptare. / Dashnim Hebibi

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE