Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Abrashi vazhdon kontratën me Grassopperin
29 Shkurt, 2024

Abrashi vazhdon kontratën me Grassopperin

Amir Abrashi ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Grasshopperit. Mesfushori 33-vjeçar e ka vazhduar deri në vitin 2025 kontratën me klubin elitar të Zvicrës. Abrashi është kapiten i Grasshopperit.

“Për mua nuk ka tjetër klub veç Grasshopperit. Kjo është shtëpia ime. Këtu kam mësuar, përjetuar dhe zhvilluar shumë. Jam i lumtur që mund të vazhdoj të luaj për klubin që është afër zemrës sime dhe kam arritur potencialin tim të plotë. Tani historia ime vazhdon këtu. Falënderoj klubin për besimin dhe pres me padurim për të ardhmen”, ka thënë Abrashi për faqen zyrtare të klubit.

Abrashi ka dy asistime në 23 paraqitje në edicionin aktual. Ai u kthye te Grassopperi në vitin 2021. Abrashi për herë të parë ishte larguar pas pesë vjetësh nga Grassopperi në vitin 2015. Luajti edhe për Freiburgun dhe Baselin gjatë karrierës së tij.

Për Grasshopperin i ka 222 ndeshje, 11 gola e 18 asistime. Grasshopperi zë vendin e 10-të në Superligë pas 25 xhirove të zhvilluara. Abrashi ka edhe 50 ndeshje të luajtura me fanellën e Shqipërisë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE