Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Intervistë me ish-konsullin e Përgjithshëm të Gjenevës, Ramadan Avdiun: Shqiptarët s’duhet parë vetëm s’i resurs financiar
10 Dhjetor, 2023

Intervistë me ish-konsullin e Përgjithshëm të Gjenevës, Ramadan Avdiun: Shqiptarët s’duhet parë vetëm s’i resurs financiar

‘’Komuniteti shqiptar në Zvicër është komunitet i respektuar si nga autoritetet zvicerane ashtu edhe nga qytetarët – shqiptarët janë të integruar relativisht mirë’’, thotë Ramadan Avdiu, ish-konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë të Zvicrës në një intervistë për albradio.

Por, Ramadani që kishte shërbyer si konsull nga viti 2013 deri më 2020, potencon se ‘’akoma ka probleme’’, pasi shton se disa pjesëtarë të komunitetit kanë vështirësi për integrim në mjedisin ku jetojnë e punojnë.

‘’Ka edhe të tillë që janë të përfshirë ne veprime jo të mira, veprime joligjore dhe kriminale, por fatbardhësisht numri i tyre çdo ditë vjen duke u zvogëluar’’.

Ramadani thekson se mërgata në përgjithësi gjithmonë do t’i përjetojë si sfida përpjekjet për ruajtjen e identiteti kulturor e kombëtarë në njërën anë dhe integrimin sa më të mirë në mjedisin ku jeton, në anën tjetër.

Megjithatë, ai krenohet me punën e tij si konsull, thotë ‘’në sferën diplomatike gjatë shërbimit tim në këtë pozitë, kam arritur të krijoj lidhje shumë të mira miqësore me shumicën prej 174 misioneve diplomatike të akredituara pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, me drejtuesit e Zyrës së OKB-së dhe drejtuesit e Agresioneve të specializuara të OKB-së’’.

‘’Po ashtu jam ndjerë mirë edhe për faktin se  bashkatdhetarët tanë kanë qenë shumë të kënaqur me shërbimet që i kanë marrë pranë Konsullatës së Përgjithshme të RKS në Gjenevë gjë që e kanë shprehur vazhdimisht’’, tregon Ramadani për albradio.

Kur pyetet për kontributin e diasporës shqiptare, ai vuri në pah se kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdojnë ta ndihmojnë vendin.

‘’Tashmë shqiptarët e Zvicrës nuk duhet parë si resurs financiar, por më shumë duhet parë se resurs human’’.

Intervista e plot ish-konsullit të Gjenevës Ramadan Avdiut e dhënë për albradio:

albradio: Zotëri Avdiu keni shërbyer një kohë të gjatë si konsull në Konsullatën e Përgjithshme në Gjenevë të Zvicrës, si ka qenë fillimi i punës për juve në konsullatë, cilat janë qenë problemet që jeni ballafaquar?

Nga fillimi i Nëntorit të vitit 2013,  deri më 31 Dhjetor 2020, kam kryer detyrën e Konsullit të Përgjithshëm,  pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë të Zvicres. Mbase është mirë të theksohet se paraprakisht kam qenë i emëruar ambasador në Republikën e Kroacisë. Derisa MPJ, po përgatiste procedurat e akreditimit në Zagreb, Ministri i Punëve të Jashtme më sygjeroi se do të ishte shumë mirë për MPJ-në dhe vendin,  sikur të merrja në konsideratë edhe pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Gjenevë. Meqë Republika e Kosovës nuk është akoma anëtare e OKB-së, ishte planifikuar që Konsullata e Përgjithshme e RKS në Gjenevë, përveç obligimeve për ofrimin e shërbimeve konsullore për bashkatdhetarët tanë dhe përfaqësimit pranë autoriteteve të vendit mikpritës, të luaj rolin edhe të misionit të Kosovës pranë Organizatave ndërkombëtare që selinë e kanë në Gjenevë.

Duke e pasur parasysh faktin se nga fundi i vitit 1993, kam jetuar në Gjenevë, kam pasur njohuri të mjftushme rreth rëndësisë së diplomacisë multilaterale që zhvillohet në Gjenevë, i kam njohur organizatat e rëndësishme dhe agjencionet e specilaizuara të OKB-së,  që kanë selinë në Gjenevë, e kam njohur mirë komunitetin e bashkatdhetarëve të tanë në Zvicër në përgjithësi pa hezitim kam konsideruar se do të mund të bëjë për vendin më shumë në Gjenevë se sa në Kroaci, prandaj e kam pranuar me kënaqësi këtë detyrë.

Duhet theskaur se Konsullata e RKS në Gjenevë, ka filluar nga puna në nëntor të vitit 2009,  dhe është ndër të parat konsullata që ka  filluar ofrimin e shërbimeve konsullore për bashkatdhetarët tanë. Prandaj kur unë kam pranuar këtë detyrë Konsullata ka qenë funksionale:

albradio: Sa ka ndryshuar imazhi për shqiptarët ndër vite, meqenëse për një kohë të gjatë ka ekzistuar një perceptim se shqiptarët dinë të bëjnë vetëm probleme.

Komuniteti shqiptar në Zvicër përgjatë periudhës së errët të okupimit, ka luajtur rol të rëndësishëm si në ndihmën e dhënë për organizimin e rezistencës kundër okupatorit serb,   ashtu edhe për ruajtjen  sadopak të mirëqenies ekonomike duke u solidarizuar me familjet e tyre dhe duke e ndihmuar shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe ndonëse shqiptarët kanë qenë të organizuar relativisht mirë nepër shoqata dhe parti politike nuk mund të them se kanë pasur imazhin shumë të mirë. Kjo mbase për shkak se e gjithë vëmendja, të gjitha angazhimet, përpjekjet ishin përqëndruar rreth situatës në vend dhe ka pasur shumë më pak komunikim me vendasit. Gjendja nuk është më e tillë.

Sot komuniteti shqiptar në Zvicër është komunitet i respektuar si nga autoritetet zvicerane ashtu edhe nga qytetarët. Natyrisht që akoma ka probleme. Ka akoma pjestarë të komunitetit që kanë vështirësi për integrim në mjedisin  ku jeton e punon,  por edhe të tillë që janë të përfshirë ne veprime jo të mira, veprime joligjore dhe kriminale por fatbardhësisht  numri i tyre çdo ditë vjen duke u zvogluar.

albradio: Cilat janë sfidat me të cilat përballen komuniteti shqiptar në Zvicër?

Jo vetëm komuniteti shqiptar në Zvicër, por mërgata në përgjithësi gjithmonë do t’i përjetojë si sfida përpjekejet për ruajtjen e identiteti kulturor e kombëtarë në njërën anë dhe integrimin sa më të mirë në mjedisin ku jeton, në anën tjetër.

albradio: Gjatë punës si konsull cilat konsideroni që kanë të arriturat më të mëdha të juaja?

Sapo kam filluar punën në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Gjenevë,  e kemi shtuar gamen shërbimeve konsullore për bashkatdhetarët tanë.  Kemi arritur të lëshojmë të gjitha dokumentet e Gjendjes Civile, dokumentete e indentifikimit dhe të udhëtimit, regjistrtimin e lindjeve, martesave, vdekjeve si dhe lëshimin e vërtetimeve të ndryshme sipas kërkesave të bashkëatdhetarëve tanë gjithmonë në përputhje me rregullat ligjore dhe në konsultim me autoritetet përkatëse në vend, gjegjësisht Departamentin për Çështje Konsullore në MPJ.

Ndërkaq në sferën diplomatike gjatë shërbimit tim në këtë pozitë,  kam arritur të krijoj lidhje shumë të mira miqësore me shumicën prej 174 misioneve diplomatike të akredituara pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, me drejtuesit e Zyrës së OKB-së dhe drejtuesit e Agjencioneve të specializuara të OKB-së. Me zyrtarët e Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore për Migracin,  dhe me shumë drejtues të Organizatave të tjera  ndërkombëtare të cilat selinë e kanë në Gjenevë si Unioni Interparlamentar, Kryqit të kuq ndërkombëtar, ISO, Qendra e Gjenevës për politika të sigurisë, GCSP etj.

Gjithashtu kemi zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkëpunimi me autoritetet e  vendit mikpritës – Zvicres. Pas marrjes së detyrës së Konsullit të Përgjithshëm, jam përqëndruar në rrethin konsullor që e ka mbuluar konsullata e e Përgjigthshme e RKS në Gjenevë, që do të thotë se përqëndrimi im ka qenë për të krijaur relacione bashkëpunimi me auitoritetet e kantonve Gjenevë, Vaud, Valis, Neuchatel dhe Fribourg çka konsideraoj se ia kam arritur dhe kemi bashkëpunuar shkëlqyeshëm….

Po ashtu jam ndjerë mirë edhe për faktrin se  bashkatdhetarët tanë kanë qenë shumë të kënaqur me shërbimet që i kanë marrë pranë Konsullatës së Përgjithshme të RKS në Gjenevë gjë që e kanë shprehur vazhdimisht.

albradio: Cili ka qenë kontributi i diasporës shqiptare në Zvicër, sa kanë arritur të integrohen?

Shqiptarët në Zvicër e theksova edhe më lartë kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdojnë të ndihmojnë vendin. Tashmë shqiptarët e Zvicres nuk duhet parë si resurs financiar,  por më shumë duhet parë se resurs human. Ata me punën dhe angazhimin e tyre kanë krijuar një përvojë  solide dhe unë gjithmonë kam insistuar që gradualisht përvojën e tillë ta bartin edhe në Kosovë duke i nxitur që të mendojnë, të punojnë, të krijojnë dhe menaxhojnë biznese edhe në Kosovë.

Shqiptarët janë Zvicër janë të integruar relativisht mirë. Sot rrallë ndonjë institucion ka nevojë për përkthyes në gjuhën shqipe. Sot më nuk mund të numrohen studentët shqiptarë që studijojnë në Universitet zvicerane. Aktualisht janë mbi 3000 studentë shqiptarë që studijojnë në Zvicer. Zakonisht këta vinë nga gjenerata e dytë apo e tetë e shqiptarëve në Zvicër.

albradio: Kemi parë shumë mjekë, biznesmen e sportistë që tashmë janë shumë të njohur në shtetin helvetik.

Në Zvicër llogaritet se ka mbi 300 mijë shqiptarë nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia. Natyrisht që ka të tillë që njihen jo vetëm në Zvicër por edhe jashtë saj. Në Zvicër janë mbi 400 krijues që kanë botuar libra, ka piktorë e artist të njohur me përmasa evropiane, mjek,  advokat, inzhinier e sportist kulminant. Për më shumë se 15 vite ekipi Kombëtar i Zvicrës në futboll mbështetjen më të madhe e ka pasur në sportistët me origjinë nga Kosova. Si sportistët ashtu edhe të tjerët që i përmenda janë ambasadorët më të mirë të vendit dhe kombit tonë.

Pas luftës çlirimtare, shqiptarët në Zvicër janë përqëndruar edhe në biznese private. Ka vende që disa sektorë dominohen nga shqiptarët. Mund të themi që në disa vende gastronomia dhe punime të ndryshme në sektorin e ndërtimit dominohen nga pjestarët e komunitetit tonë.

albradio: Gjatë kohës sa keni qenë ju konsull sa keni arritur që ti shtyni biznesmenët shqiptarë të investojnë në Kosovë?

Në vazhdimësi jemi përpjekur që të nxisim jo vetëm shqiptarët por edhe ndërmarrjet zvicerane që të mendojnë për të investuar në Kosovë. Pjesatrëve të komunitetit tonë u kemi sygjeruar që të krijojnë partneritete edhe në Kosovë me ndërmarrjet që bashkëpunojnë në Zvicër në ketë drejtim kemi arritur që të dërgojmë investitor në Kosovë por jo në masën e dëshiruar sepse sot edhe ai që është shpirtërisht i lidhur me vendlindjen kur vjen në pyetje investimi analizon fillimisht sigurinë e investimit e pastaj edhe levërdinë.

albradio: Pushteti aktual ka shkarkuar një numër të madh të ambasadorëve dhe konsujve, sa konsideroni që është e dëmshme për imazhin e Kosovës?

Si në çdo vend edhe në Kosovë,  duhet të jetë  zakonshëm dhe normal procesi i rrotacionit të shërbimit diplomatik. Mënyra se si zhvillohet ky proces nga zyrtarët e sotëm të MPJD është e papresedencë madje edhe shumë e dëmshme si për vendin ashtu edhe për personalitetin e diplomatit…

Shkarkimi i menjëhershëm i shumicës së ambasadorëve dhe lënia vakante e pozitave të tyre i krijoj mundësi Serbisë që të lansojë një ofansivë diplomatike kundër vendit tonë të cilës pastaj nuk kishte kush ti kundërvihej.

Kosova është vend i vogël. Shtet i ri që e ka krijuar shumë vonë shërbimin diplomatik, Ne akoma nuk kemi krijuar stafin e mjaftueshëm që të mund të zavendësojmë diplomatët ad hok,  duke i lënë diplomatët që kanë krijuar përvojë të mirë përfaqsimi diplomatik, madje edhe jashtë Ministrisë. Shpesh pyes veten ku do të mësohen këta diplomatët e rinjë që ka të tillë të cilët punë të  parë në jetë e ka atë të “diplomatit”..

albradio: Sa jeni i kënaqur në përgjithësi me punën e diplomatëve kosovarë?

E thashë më lartë se shërbimi diplomatik i  Republikës së Kosovës është krijaur vonë. Në fillim ka pasur një entuziazëm të madh në mesin e diplomatëve të Kosovës. Ata  me përgjegjësi të madhe i janë  përkushtuar punës. Ka pasur diplomatë të shkëlqyeshëm të cilët janë vlerësuar dhe respektuar tej mase si nga autoritetet e shtetit mikpritës ashtu edhe nga koret diplomatike në atë vend madje edhe nga qytetarët.

Kam përshtypjen se ai entuziazëm gradualisht është zvetnuar sepse mënyra se si janë trajtuar  dhe po trajtohen diplomatët nga superiorët e tyre në MPjD i bënë ata që të mos ndihen mirë dhe rrjedhimisht nuk mund të përqëndrohen në punët dhe obligimet e tyre prej diplomati.

Nuk mund ta përmbyllë këtë bisedë po e potencuar faktin se mengjmenti aktual i MPJD-së,  e ka dëmtuar tej mase shërbmin e konsoliduar diplomatik që e ka pasur Republika e Kosovës deri para dy viteve dhe nuk jam duke vërejtur se ka ndonjë indicie të përmirësimit. Përkundrazi! /albradio/

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE