Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Jashari shënon për Luzernin, Ademi e Xhaka asistojnë për Baselin
28 Shtator, 2023

Jashari shënon për Luzernin, Ademi e Xhaka asistojnë për Baselin

Derbi ndërmjet Baselit dhe Luzernit në elitën e futbollit të Zvicrës është mbyllur baras.

Baseli dhe Luzerni, që në përbërje kanë shumë shqiptarë, kanë barazuar 1:1 të enjten, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Zvicrës.

Taulant Xhaka asistoi për Gjorgje Jovanoviqin në minutën e 61-të, për epërsinë 1:0 të Baselit.

Por Ardon Jashari shënoi në minutën e 81-të me asistim të Kemal Ademit, për rezultatin final, 1:1.

Xhaka e kompletoi ndeshjen te Baseli. Denis Simani, Ismajl Beka e Ardon Jashari luajtën në tërë ndeshjen për Luzernin.

Ademi hyri si zëvendësues në minutën e 68-të. Baseli pas shtatë ndeshjeve ka pesë pikë dhe zë vendin e nëntë. Luzerni i dyti ka 15 pikë në tetë ndeshje.

 

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE