Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 I jashtëzakonshëm Muslija, shënon dy gola në fitoren e Paderbornit
29 Shtator, 2023

I jashtëzakonshëm Muslija, shënon dy gola në fitoren e Paderbornit

Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje të mira në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Të premten mbrëma, reprezentuesi i Kosovës i shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Paderbornit ndaj Schalkes.

Ndeshja i takoi xhiros së tetë të kategorisë së dytë gjermane. Muslija konkretizoi penallti në minutën e 53-të për 2:0.

Shënoi më pas për 3:0 në minutën e 76-të. 25-vjeçari i ka katër gola në tetë paraqitje të këtij edicioni.

Edicionin e kaluar i realizoi dhjetë gola e gjashtë asistime në 33 paraqitje.

Visar Musliu luajti prej minutës së 86-të për Paderbornin. Paderborni është i teti me 11 pikë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE