“Pas ekspeditave të para, gjatë të cilave u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit, që krijuan një hartë më të qartë të shtrirjes së tij, gërmimet janë përqendruar në qytetin e mesëm dhe të sipërm, që mendohet të jetë ndërtuar në shek. III p.e.s., për të zbuluar organizimin e brendshëm të urbanistikës, planimetrinë e ndërtimeve të qytetit dhe rolin e tyre”, ka njoftuar Ministria e Shqipërisë.

Ky proces i gërmimeve daton nga viti 2010, si përpjekje për të shpërfaqur pasuritë kulturore të këtij vendbanimi mesjetar për vizitorët. M.P. / RTKlive