Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gati pranverën e ardhshme
18 Mars, 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gati pranverën e ardhshme

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në median sociale Facebook u shpreh se në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta.

Kjo për të qenë gati pranverën e ardhshme.

Balluku ndau një kronikë për Aeroportin, i cili në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë

Drejtoresha e Aerodromeve, Selma Pagria, bëri një përmbledhje të punimeve dhe kur pritet të mbyllen ato.

Sipas saj, që nga momenti i nisjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, tashmë godinat (kulla e kontrollit, godina e zjarrfikësve dhe terminali) që përbëjnë kompleksin e projektit më të madh të aviacionit civil kanë marrë formë.

Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.

Në këtë aeroport po punohet në disa fronte, te pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.

Balluku tha se, ky aeroport do të ketë dhe një inovacion, që e kemi thënë disa herë, por që bëhet më i dukshëm.

“I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore. Do vendosen në mënyrë që të mos krijohen problematika me uljen e ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MËH energji e rinovueshme, që do të jetë për nevojat e aeroportit”, tha Balluku.

Sipas saj do të nisë bashkë me aeroportin e Munihut nis puna për certifikimit, pasi kjo procedurë nis 1 vit përpara se të mbyllet puna në aeroport.

“S’kemi vonesa në asnjë prej pikave. Të ngresh një aeroport nga e para nuk ndodh në Evropë në vitet e fundit, zakonisht ndodh rikonstruksion”.

Ajo shtoi se në vitin e parë priten sipas kontratës 330 mijë pasagjerë, ndërkohë ku vetëm në Vlorë do të jenë mbi 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 deri në dhjetor.

Ministrja prezantoi dhe dy risi për Vlorën, që do t’i mundësojë ky aeroport.

“Sot i kemi mbyllur pjesën e akademike e kontrollorëve të trafikut ajror, që janë në pjesën e mbushjes së orëve të trajnimit. Gjatë dimrit më e vështirë, por gjatë verës do realizohen pak më shpejt. Në fund të verës 2024 do jenë të certifikuar dhe gati për operim”.

Dy sektorë të rinj do ketë ky aeroport, mirëmbajtja e avionëve, brenda javës tjetër një konsultim të ri të konsorciumin, një prej më të mëdhenjve në Itali.

“Po ashtu dhe akademia, që pritet të nisi punë. Ajo do të fillojë në shtator 2024 maksimumi. Ka shumë mundësi që akademia të nisi në Vlorë”

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE