Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Konferencë Shkencore me titull: “Sfidat e kulturës së biznesit”
19 Shkurt, 2024

Konferencë Shkencore me titull: “Sfidat e kulturës së biznesit”

Në Kriens të Zvicrës u mbajt Konferenca Shkencore me titull: “Sfidat e kulturës së biznesit”

Të shtunën, më 17 shkurt 2024, në Kriens, (Kt. Lu) u mbajt konferenca e parë e organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër me moton: “Bashkimi forca e suksesit” me temën: “Sfidat e kulturës së biznesit”.

Në këtë Konferencë Shkencore përveç plot aktiviteteve si ekspozitë dhe program kulturo – artistik, takuam edhe shumë personalitete nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga shumë shtete të Evropës.

Aktiviteti nisi me hapjen e ekspozitave të dy artistëve, Adem Dërmaku dhe Urim Berisha.
Ky aktivitet ishte pregaditur pikërisht në 16 vjetorin e ditës së Republikës së Kosovës.
Konferenca u hap me himnin e Kosovës nga kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore z. Florim Useini.

Konferenca e mirëorganizuar në një ambient modern dhe i ambientuar në kulturën shqiptare, duke përfshirë elemente tradicionale që i dhuronin atmosferës një ndjesi autentike shqiptare.
Një sofër tradicionale ishte vendosur në qendër dhe pjesëmarrësit u vendosën në një rreth përreth saj, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të bashkimit.

Zgjedhja e përshtatshme e pranisë së pjesëmarrësve simbolizonte një ndërthurje të kulturave dhe nxiste atmosferë të hapur për diskutime dhe shkëmbim ideash.

Qëllimi i konferencës ishte të mblidhte hulumtues, biznesmenë dhe personalitete nga fusha të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrës që janë sfida të kulturës së biznesit.

Në Zvicër sipas të dhënavë nga organizatorët e konferencës janë përafërsisht 6000 biznese me pronar ose kuadro udheheqëse Shqiptare.

Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues zyrtarë të konsullatave të tre shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke përfshirë Rexhep Demiri (Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern), Artemis Malo (zëvendësministër për Evropën dhe Marrëdhëniet me Jashtë), Imri Demelezi (zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural), Vigan Berisha (Konsulli i Republikës së Kosovës në Zürich) si dhe personalitete të tjera si Shukrije Ramadani etj.

Përveç përfaqësuesve shtetëror morën pjesë edhe përfaqësues të dhomave të tregtisë nga disa komora të ndryshme, si Granit Sokolaj (Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare), Dr. Dashnim Hebibi (President i Institutit Helvetik të Evropës Juglindore), Xhelal Memeti (kryetari i Unionit të Afaristëve PBM), Skënderbeg Klaiqi (kryetari i Lobit Shqiptar Euro-Atlantik) dhe Agron Lugina (nga rrjeti i biznesit Tirol).
Po ashtu të pranishëm ishin shumë biznesmen, hulumtues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, si dhe Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues dhe koordinator i “Shkollës Shqipe” në Zvicër.

Si kërkesë nga Konferenca Shkencore buroi edhe idea e krijimit të një Banke Komerciale shqiptare në Zvicër. Një Bankë ku qarkullimi i mjeteve do të ndikonin në shërbimin e ngritjes së diasporës shqiptare“. Konferenca u përmbyll me pajtueshmërinë që pikat e diskutuara, shqetësimet dhe mendimet e të pranishmëve të përmbledheshin dhe të adresoheshin me shkrim te organizatori që më pas ato shtylla dhe sugjerime të shndërrohen në masa konkrete veprimi në grupe të mundshme të projektit dhe të vazhdojnë të procesohen në gjysmëvjetorin e ardhshëm.
Bujar Bunjaku

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE