Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës
23 Shkurt, 2024

IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka bërë thirrje për vaksinim të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës.

Në një thirrje të publikuar në Facebook IKSHPK-ja ka renditur disa nga arsyet se pse duhet marrë vaksinën kundër Human Papilloma Virusit (HPV)

“Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSH-së. Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi. Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive. Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030”, thuhet në këtë postim.

Tutje theksohet se Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

Vaksinimi bëhet në shkolla. “Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund. Informohu, vaksinohu, kontrollohu … dhe tregoi shoqes suaj se je vaksinuar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE