Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Logoja e Policisë së Kosovës shfaqet në “Times Square” në nder të policit të vrarë në Veri
25 Shtator, 2023

Logoja e Policisë së Kosovës shfaqet në “Times Square” në nder të policit të vrarë në Veri

Pas sulmit terrorist serb, i cili ndodhi të dielën e 24 shtatorit në veri të Kosovës e ku i vrarë mbeti polici Afrim Bunjaku, tashmë hero i atdheut, një shfaqje emocionuese ka qenë ajo në “Times Square” të New York-ut, ku në një prej ekraneve të mëdhenj të sheshit më të famshëm në botë, është shfaqur logoja e Policisë së Kosovës.

Një sërë falënderimesh shfaqen në spotin e shkurtër, i cili është realizuar nga shtetasi Dren Deva, i Mitrovicës dhe kompania e tij.

Në fotografi, ku shihet ndër të tjera edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tregua edhe shprehja tashmë ikonë e kësaj ngjarjeje të kobshme për Kosovën: “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE