Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Themelohet Fintech Kosova: Pionere në revolucionin e teknologjisë financiare
21 Shkurt, 2024

Themelohet Fintech Kosova: Pionere në revolucionin e teknologjisë financiare

Me iniciativë të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe kompanive Numarics, OneFor, Paysera dhe Swinto sot është themeluar Fintech Kosova (FIKS), e cila do të funksionojë nën ombrellën e OEGJK-së dhe do të udhëheq revolucionin financiar të lidhur me teknologjinë në vendin tonë.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ka thënë se me këtë iniciativë dëshirojnë t’i japin zë të fuqishëm kompanive në këtë sektor.

“Ne tanimë i kemi gjashtë klasterë të ndryshëm në kuadër të Odës, për të përfaqësuar 200 kompanitë tona anëtare, për të dhënë një kontribut për të përmirësuar kornizën e të bërit biznes në Kosovë. Duke qenë se i kemi të gjitha kompanitë e Fintech-ut kemi dashtë që këtyre kompanive t’ua japim një zë të veçantë, një zë më të fuqishëm karshi politikbërësve dhe ligjvënësve, edhe kështu që është themelu sot Fintech Kosova”, ka thënë Hasani.

Fintech Kosova do të punojë në ridefinim të sektorit të shërbimeve financiare në Kosovë dhe Ballkan, duke përdorur inovacionin dhe bashkëpunimin. Nga kompanitë themeluese, kryesues u zgjodh Kristian Kabashi nga Numarics, i cili u shpreh i kënaqur që ka gjetur një ambient të tillë bashkëpunimi.

“Ne po fillojmë sot këtu një evolucion në vend të revolucionit të një industrie gjigante dhe me shumë potencial në Kosovë”, tha Kabashi.

Pjesë e ceremonisë themeluese ishte edhe zëvendës-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Dardan Fusha, që tha se është e rëndësishme të gjendet një ekuilibër i rregulluar për të menaxhuar rreziqet e reja që dalin nga inovacionet digjitale.

“Rregullimi i duhur dhe bashkëpunimi, siç është rasti me iniciativat si Fintech Kosova – FIKS, luajnë një rol kyç në sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të besueshëm për tregun dhe përdoruesit e shërbimeve financiare digjitale”, tha Fusha.

Fjalë rasti mbajti dhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili mirëpriti një iniciativë të tillë dhe që gëzohet se kjo nismë ka filluar në kryeqytet. 

Fintech Kosova synon të krijojë një ekosistem të gjallë që nxit inovacionin dhe shtyn rritjen ekonomike.

Te tjera

 VATRA në Albanifest
19 Prill, 2024
VATRA në Albanifest
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE