Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 𝐁𝐮𝐫𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 “𝐕ildana-𝐅𝐨𝐮𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧” që financohen nga mërgimtarët nga Zvicra, 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐫𝐫𝐨𝐛𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲𝐪𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ ”𝐓𝐞𝐬𝐡𝐚𝐯𝐞𝐬𝐡𝐚”
29 Mars, 2024

𝐁𝐮𝐫𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 “𝐕ildana-𝐅𝐨𝐮𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧” që financohen nga mërgimtarët nga Zvicra, 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐫𝐫𝐨𝐛𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲𝐪𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ ”𝐓𝐞𝐬𝐡𝐚𝐯𝐞𝐬𝐡𝐚”

Bursistët e fondacionit VILDANA, u bashkuan për ta realizuar aktivitetin e radhës, kësaj here në

formë bamirësie, duke grumbulluar rrobat që nuk i përdorin më apo që duan t’i dedikojnë, për t’i dërguar në dyqanin e bamirësisë Teshavesha në Prishtinë, që funksionon në kuadër të AMC – Fondacioni: ”Action for Mothers and Children” që mbështetë programet shëndetësore.

Bursistët Elza Nuredini, Art Gjuli, Entela Beqiri, Aurela Beqiri dhe Flora Halimi, bashkë me koordinatorin Labinot Kunushevci, dhuruan rrobat të ndryshme pa pagesë në dyqanin

Ky aktivitet, si shumë aktivitete të tjera, tregon që dimenzioni akademik i sukseseve dhe dimenzioni human i empatisë janë të integruara në personalitetet e studentëve elitarë me të cilët bashkëpunon fondacioni VILDANA.

Kjo reflektohet në forma të ndryshme të mbështetjeve dhe kontributeve që ata japin për të mirën publike të shoqërisë.

Fondacioni u mbetet mirënjohës përherë studentëve kontribues.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE