Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Avdullahu vazhdon kontratën me Baselin
23 Janar, 2024

Avdullahu vazhdon kontratën me Baselin

Talenti shqiptar, Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me Baselin deri në verën e vitit 2028. 19-vjeçari kaloi në ekipin e parë ne verën e vitit të kaluar dhe deri më tani ka luajtur dhjetë ndeshje në Superligë dhe tri ndeshje për Kupë të Zvicrës.

“Baseli ka qenë klubi im i preferuar që kur isha i vogël dhe kjo është arsyeja pse nënshkrimi i kontratës sot është një ëndërr e madhe e realizuar.

Është një nder për mua të luaj për këtë klub dhe të ndaj dhomën e zhveshjes me gjithë këta lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Avdullahu për faqen zyrtare të klubit zviceran.

Avdullahu luan si mesfushor defensiv, ndërsa është zhvilluar te Baseli. Ai ka luajtur pesë ndeshje për U19 e Zvicrës, ndërsa është potencial për t’u paraqitur edhe për Shpresat e shtetit helvetik.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE