Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Ledri Vula pubikon me videoklip këngën “Po du me nejt”
5 Shtator, 2023

Ledri Vula pubikon me videoklip këngën “Po du me nejt”

Reperi i njohur, Ledri Vula po vazhdon punën në projekte të reja muzikore.

Ndonëse sezonit të verës po i vije fundi dhe reperi ka njoftuar se tashmë ka përfunduar me koncertet në këtë periudhë, ai nuk i ka lënë anash të tjera angazhime.

Së fundmi rap-artisti ka publikuar videoklipin e këngës “Po du me nejt”, që është pjesë e albumit të tij të tij të ri “1 Goat për ty”.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi i punuar nga Supercut Studio tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Ndërkohë në mbishkrimin e njoftimit të publikimit të videoklipit, Ledri zbuloi për fansat se një tjetër album i ri nga ai do të realizohet shumë shpejt.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Projekti i fundit i albumit sapo doli edhe në YouTube, shihemi së shpejti me albumin tjetër”, ka shkruar Ledri.

Ndërkohë, theksojmë që reperi ishte një prej artistëve më të kërkuar në mbrëmje muzikore edhe përgjatë verës së 2023. /Telegrafi/

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE