Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Reportazhi i gazetës zvicerane NZZ pas vendimit për Manastirin e Deçanit
17 Mars, 2024

Reportazhi i gazetës zvicerane NZZ pas vendimit për Manastirin e Deçanit

Gazeta zvicerane Neue Zurcher Zeitung në një reportazh nga Manastiri i Deçanit shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e 2016-ës të Gjykatës Kushtetuese është një përparim i rëndësishëm për zgjidhjen e një mosmarrëveshje prej dekadash për 24 hektarë tokë.

Sipas NZZ, e cila rikujton se manastiri ruhet gjatë 24 orëve nga ushtria( KFOR’i), ky vendim mund të ndikojë që Kosova të bëjë një hap të madh në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare.

Kjo gazetë citoi edhe Murgun Sava Janjiq. “Ishte paradoksale”, thotë ai.

“Ne që quhemi institucioni serb, e mbështesim vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës. Por qeveria dhe autoritetet e refuzojnë atë.”, shton ai.

Po ashtu gazeta zvicerane e ka cilësuar ironike vendimin për regjistrimin e 24 hektarëve në emër të Manastirit nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo pasi sipas tyre, Kurti ka qenë kundër çdo lëshimi ndaj Serbisë apo bashkësisë ndërkombëtare.

“Sa i përket Deçanit, edhe kryeministri Kurti për një kohë të gjatë nuk ka qenë i gatshëm të pranojë vendimin e Gjykatës Supreme. Si politikan opozitar, ai i cilësoi gjyqtarët kushtetues si tradhtarë dhe kriminelë pas vendimit të vitit 2016”, thuhet në shkrimin e NZZ-së.

Tutje është përmendur edhe që zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit ka qenë një ndër kushtet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Dora Bakoyannis raportuesja për asamblenë parlamentare të Këshillit – dhe motra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis – e bëri të qartë së fundmi se refuzimi për të zbatuar vendimin e gjykatës për Deçanin ishte një shkelje e shtetit të së drejtës. Kjo është e papajtueshme me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Një opinion ligjor nga Këshilli i Evropës kishte dalë më parë në të njëjtin përfundim”, shkroi ndër të tjera gazeta zvicerane.

NZZ ka arritur të nxjerrë edhe reagimin e parë nga Manastiri pas regjistrimt të pronës pasi ata deri më tani s’kanë bërë ndonjë deklaratë.

Murgu Janjiq thekson se nuk mendon që në Prishtinë ka pasur ndryshim qëndrimin për tokën e Manastirit.

“Qeveria veproi nën presion. Por megjithatë kjo është pozitive.”, ka thënë Janjiq.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE