Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin, e projektonte Radojiçiçin si të tillë
26 Shtator, 2023

Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin, e projektonte Radojiçiçin si të tillë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë disa detaje të padëgjuara më parë nga takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi më 2 maj në Bruksel, duke thënë se presidenti serb ka shprehur obsesionimin e tij me Adem Jasharin – komandantin legjendar të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK).

Kreu i ekzekutivit kosovar, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, pas sulmit terrorist në hyrje të fshatit Banjskë në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe – ku u vra një rreshter dhe dy të tjerë u plagosën, tha se presidenti serb dëshironte që Manastirin e Banjskës ta kthente në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

“Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE