Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Kapet grupi kriminal nga Kosova, trafikonte armë e eksploziv në Shqipëri
5 Shkurt, 2024

Kapet grupi kriminal nga Kosova, trafikonte armë e eksploziv në Shqipëri

Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë realizuar dy operacione, ku u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.

Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Si rezultat në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg.

Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE