Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Manifestim për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorit të Epopesë së UCK-së
10 Mars, 2024

Manifestim për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorit të Epopesë së UCK-së

Të dielen më 10 mars 2024 në Kongresszentrum Allresto në Bern në një atmosferë festive, Ambasada e Republikës së Kosovës nën patronatin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Shkelqësisë së tij Sami Ukelli, z. Rexhep Bajraktari – ushtrues i detyres së Konsullates së Përgjithshme në Gjenevë dhe Konsullit të Republikës së Kosovës në Cyrich z. Vigan Berisha organizuan manifestim festiv me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 26 vjetorin e Epopesë së UCK-së.

Në fjalimin e rastit, Ambasadori Ukelli vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve në këtë 16 vjetor të shtetësisë dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosoves dhe Zvicres, si dhe rolin e mërgatës si urë lidhëse mes dy shteteve.
Shkelqësia e tij gjithashtu i thurri lavdata Epopesë së UCK-së që nisi pikërisht 26 vite më parë në Prekazin Legjendar dhe me familjen Jashari.
Zoti Ukelli potencoi se sa i rëndësishëm është kontributi dhe mbështetja që Zvicra i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj të shtet formimit dhe i falenderoi edhe me këtë rast festiv.

Të dielën me 17. mars 2024 mund ta dëgjoni reportazhën dhe intervistat me musafirët e pranishëm në albradio duke filluar në ora 11:00. (albradion mund ta dëgjoni në rrjetin Nacional të Zvicrës (Veturat me DAB+ radio aparate) si dhe përmes uebfaqes ose edhe aplikacionit (iOS – Android)).https://www.albradio.ch/audio/

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE