Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 ASK: Në dhjetor pati rënie të të punësuarve në sektorët shërbyes
14 Mars, 2024

ASK: Në dhjetor pati rënie të të punësuarve në sektorët shërbyes

Në dhjetor të vitit 2023 kishte rënie të numrit të të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Agjencia e Statistikave ka publikuar këtë të mërkurë të dhënat, që shfaqin rënien sipas degëve: Agjenci udhëtimi -23.47%, Informacioni dhe Komunikacion -12.08%, Bar-Restorane -6.24%, Hotele -4.11% Tregti -3.76%, Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike -2.47%, Transporti dhe Magazinimi -0.61%.

Po në dhjetor, ASK-ja thotë se indeksi i qarkullimit në sektorët shërbyes ka pasur rritje në disa prej tyre.

Rritja nëpër degë ka qenë: Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike 67.19%, Hotele 10.42%, Bar Restorante 6.94%, ndërsa zbritje kishte te këto grupe: Informacioni dhe Komunikacion -11.16%, Tregti -3.47%, Transport dhe Magazinim -1.45%, Agjenci udhëtimi -0.7% .

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE