Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 “Historike”, Ahmeti për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë Veriore
27 Janar, 2024

“Historike”, Ahmeti për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë Veriore

Historike e ka kualifikuar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ditën e së dielës, kur në Maqedoninë e Veriut pritet që për herë të parë për kryeministër të zgjidhet një shqiptar.

Të dielën pritet që Talat Xhaferi në Kuvendin e Maqedonisë të zgjidhet kryeministër i këtij shteti. Ai do ta udhëheqë Maqedoninë si kryeministër teknik për 100 ditë deri në zgjedhjet e reja, siç ka qenë e paraparë me marrëveshjen e koalicionit të BDI-së me LSDM-në.

“Nesër është ditë historike. Nesër, e diel, më 28 janar të motit 2024, zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet”, ka thënë Ahmeti në një paraqitje publike të shtunën duke shtuar se ndërmarrja e përbashkët e përgjegjësisë po bëhet për një Maqedoni Evropiane.

Ahmeti e ka theksuar nevojën e bashkimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, tek bëri thirrje për lënien anash të gjërave që i ndajnë dhe të bashkohen përreth atyre që i afrojnë.

“Çfarë do të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pas nesh. A duam t’iu lëmë mbesave dhe nipërve tanë një Maqedoni evropiane apo një Maqedoni proruse, një vend demokratik, apo diktatorial, paqe apo konflikt, përparim apo vend numëro. Pikërisht për këtë, duhet të bëhemi bashkë. Këto procese janë më të mëdha se secili prej nesh, por është në duart tona që të ndërtojmë ura dhe ta shtrojmë rrugën për realizimin e ëndrrave”, ka thënë ai.

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE