Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 U rikuperuan dy turistët zviceranë që i shpëtuan ortekut
24 Shkurt, 2024

U rikuperuan dy turistët zviceranë që i shpëtuan ortekut


U rikuperuan dy turistët zviceranë që i shpëtuan një orteku bore në Shqipëri.

Ambasada e Zvicërës në Shqpëri ka njoftuar se dy turistët zviceranë që shpëtuan pas një orteku bore të rrezikshëm në veriun e Shqipërisë janë kthyer në Zvicër, janë rikuperuar dhe me shëndet të mirë.

“Ambasadorja Huber i shprehu mirënjohje të përzemërt Ministrit të Brendshëm Taulant Balla për përpjekjet e jashtëzakonshme të tij për shpëtimin e jetëve të dy qytetarëve zviceranë. Autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës ndoqën thirrjen e Ministrit dhe kryen një punë të shkëlqyer në gjetjen dhe sjelljen e tyre në siguri”, thuhet në njoftim.

Gjatë muajit janar të këtij viti, ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova ka qenë vendimtare për shpëtimin e dy turistëve zviceranë që ishin bllokuar në Kukës.

Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceranë të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës kishin pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE