Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Shpëtohen dy turistë zviceranë që u ngujuan nga orteku në Kukës
22 Janar, 2024

Shpëtohen dy turistë zviceranë që u ngujuan nga orteku në Kukës

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka marrë pjesë në një operacion në fshatin Çajë të Kukësit.

Nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit operacioni është quajtur i ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë, ku dy turistë zviceranë janë zënë brenda ortekut.

Turistët zviceranë kanë arritur të nxirren pas mbi 13 orë ngujimi.

“Pas më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceranë, të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar. Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore. Pritet të bëhet evakuimi i tyre përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë”, është thënë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE