Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit
1 Mars, 2024

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Tanimë nuk do të ketë më procedura. Shqipëria i heq vizat me Azerbajxhanin.

Kështu ka bërë me dije Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, nëpërmjet një postimi në rrjetin X.

Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti.

“Fariz Rzayev, Zëvendësministër i Jashtëm i Azerbajxhanit dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, ka bërë me dije ambasadori Anar Huseynov.

Sakaq, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.

Kryeministri tha në fjalën e tij se Shqipëria është pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit TransAdriatik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit, duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripertëritshme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme.

Tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, ashtu si edhe është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE