Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Djali i El Chapo-s deklarohet i pafajshëm për trafik droge dhe pastrim parash
19 Shtator, 2023

Djali i El Chapo-s deklarohet i pafajshëm për trafik droge dhe pastrim parash

Djali i bosit të drogës Joaquín El Chapo Guzmán është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash në SHBA.

Ovidio Guzmán, 33 vjeç, u ekstradua nga Meksika në SHBA të premten.

Arrestimi i tij në janar u shndërrua në një përplasje të përgjakshme midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit, ku u vranë 30 persona.

Babai i tij, i cili ishte një nga themeluesit e kartelit të drogës Sinaloa, po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado.

Ovidio Guzmán, i njohur si El Ratón po përballet me pesë akuza, duke përfshirë komplotin për të importuar fentanil në SHBA.

Në një seancë 15-minutëshe, në të cilën ai foli përmes një përkthyesi, Ovidio Guzmán u deklarua i pafajshëm.

Seanca e radhës është caktuar për në nëntor.

Fentanil, një opioid sintetik që është 50 herë më i fuqishëm se heroina, tani është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 49 vjeç.

Teksa ndonjëherë rekomandohet nga mjekët për të trajtuar dhimbjet ekstreme, fentanili i prodhuar ilegalisht ka vërshuar në SHBA dhe ka nxitur një tregti vdekjeprurëse të opioidit.

Mbidozimet e fentanilit janë përshkruar si |sfida e vetme më e madhe me të cilën përballemi si vend” nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Alejandro Mayorkas.

Agjentët e Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA) kanë thënë se karteli i drogës Sinaloa është burimi i pjesës më të madhe të fentanilit të paligjshëm të kontrabanduar në SHBA.

Që nga arrestimi i El Chapo në vitin 2016 dhe ekstradimi i tij i mëvonshëm në SHBA, katër nga djemtë e tij dyshohet se morën role kryesore në kartel.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE