Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Gjermania i dërgon rreth 400 ushtarë në Kosovë
2 Shkurt, 2024

Gjermania i dërgon rreth 400 ushtarë në Kosovë

Delegacioni i Gjermanisë në NATO, ka bërë të ditur se deri në 400 ushtarë pritet që t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë.

Lajmin e ka kumtuar ky delegacion përmes një shkrimi në platformën ‘X’.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon”.

“Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, thuhet në njoftimin e NATO-së.

Me 28 nentor, ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një prononcim të shkurtër për media pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, kishte bërë të ditur se Gjermani do të dërgojë rreth 150 trupa shtesë në Kosovë në javët në vijim.

Kryediplomatja gjermane ndër të tjera kishte theksuar se angazhimi i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor shkojnë paralelisht.

“Misioni EUFOR garanton sigurinë në Bosnje e Hercegovinë dhe KFOR-i në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, kishte thënë ajo.

Më 1 tetor, edhe Britania e Madhe kishte konfirmuar se do t’i dërgojë 400 ushtarë shtesë në Kosovë.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE