Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Lirohet nafta në tregjet ndërkombëtare
21 Shkurt, 2024

Lirohet nafta në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të martën, me shqetësimet rreth kërkesës globale të ndihmuara nga çmimet nga konflikti Izrael-Hamas.

Nafta e papërpunuar Brent ka regjistruar rënie prej 1.22 dollarë, apo 1.5 përqind , derisa me çmim përfundimtar është tregtuar prej 82.34 dollarë për barrel, raporton Reuters.

Në West Texas Intermediate, rënia ka qenë 1.01 dollarë, apo 1.3 përqind, apo me çmim 78.18 dollarësh.

Me gjithë konfliktin në Lindjen e Mesme, në një nga rajonet kryesore prodhuese të naftës në botë, investitorët duken më të shqetësuar për rënien e kërkesës globale.

Kina njoftoi uljen e saj më të madhe ndonjëherë në normën bazë të hipotekës, më e madhja që nga futja e normës së referencës në vitin 2019 që është shumë më tepër sesa prisnin analistët.

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE