Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual
16 Shtator, 2023

Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Komediani dhe aktori Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare në kulmin e famës së tij, shkruan BBC.

Katër gra po pretendojnë për sulme seksuale midis vitit 2006 dhe 2013.

Por, Brand i ka mohuar akuzat dhe tha se marrëdhëniet e tij kanë qenë “gjithmonë konsensuale’’.

Pretendime të tjera të bëra si pjesë e hetimit kanë të bëjnë me sjelljen e supozuar kontrolluese, abuzive dhe grabitqare të Brand.

Brenda disa orësh nga publikimi i akuzave, Brand performoi një koncert të planifikuar komedi në Teatrin Troubadour Wembley Park me kapacitet prej 2,000 personash në veri-perëndim të Londrës, si pjesë e turneut të tij aktual.

Gjatë setit, i cili zgjati rreth një orë, Brand aludoi për akuzat, por nuk iu drejtua drejtpërdrejt publikut. Ai i tha audiencës se kishte gjëra për të cilat donte të fliste, por nuk mundi.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE