Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Gjermania sivjet dërgon në Kosovë një kontingjent këmbësorie
20 Janar, 2024

Gjermania sivjet dërgon në Kosovë një kontingjent këmbësorie

Bundeswehri gjerman ka bërë të ditur se në pranverë do të dërgojë në Kosovë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it, saktësisht një kontingjent shtesë këmbësorie, të cilët do të merren me patrullime dhe siç thuhet nëse është e nevojshme edhe me de-përshkallëzimin gjatë protestave dhe trazirave.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media të Bundeswehrit.

“Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj këtij misioni me vendosmëri”, citohet të ketë thënë gjenerallejtënant Schütt, gjersa shtoi se “jo vetëm sepse jemi të bindur për rëndësinë strategjike të këtij rajoni në zemër të Evropës, por edhe sepse së bashku kundërshtojmë dhunën dhe terrorizmin”.

Gjenerallejtënant Schütt paralajmëroi se Gjermania në pranverë do të rritë praninë e trupave në kuadër të KFOR-it, saktësisht një kontingjent këmbësorie.

“Në pranverë do të dërgojmë një kontingjent shtesë këmbësorie në veprim”, tha gjenerallejtënant Schütt.

Nga më pak se 80 ushtarë sa janë, do të vendosen pothuajse 300 ushtarë gjermanë, duke përfshirë edhe stafin mbështetës.

“Portofoli i tyre i detyrave përfshin patrullimet, detyrat e sigurisë dhe nëse është e nevojshme, de-përshkallëzimin gjatë protestave dhe trazirave”, shpjegoi gjenerallejtënant Schütt.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE