Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
20 Janar, 2024

Kamberi vazhdon kontratën me Zuerichun në Zvicër

Mbrojtësi kosovar, Lindrit Kamberi, ka vazhduar kontratën me skuadrën zvicerane, Zuerich.

Sipas njoftimit të Zuerichut, Kamberi ka firmosur kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2028. Kontrata e vjetër i skadonte në vitin 2025.

Kamberi tashmë është prej lojtarëve të rëndësishëm të Zuerichut, ndërsa vazhdimi i kontratës dëshmon se klubi helvetik llogarit në të.

Zuerichu është i treti në Superligën e Zvicrës.

Kamberi është te Zuerichu prej moshës 13-vjeçare. Në vitin 2018 e firmosi kontratën e parë profesionale.

Ishte i huazuar te Wili dhe Winterthuri, kurse startues te Zuerichu është prej prillit të vitit 2022. 24-vjeçari ka luajtur 82 ndeshje garuese me Zuerichun dhe ka shënuar pesë gola. Në edicionin aktual ka startuar në 17 prej 18 ndeshjeve. Mungoi në një ndeshje për shkak të kartonëve.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE