Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Sveçla: S’ka ikje masive të qytetarëve
19 Janar, 2024

Sveçla: S’ka ikje masive të qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka demantuar raportimet që po bëhen për ikje nga Kosova, përmes transportit me autobusë, pas liberalizimit të vizave për Kosovën, më 1 janar.

“Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose padashje krijojnë panik te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia”.

Sipas ministrit, “35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”.

Ai tutje ka publikuar të dhënat aktuale që janë në Policinë e Kosovës, duke i krahasuar me të dhënat e vitit 2023.

“Sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë”.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë”.

Ai ka shtuar se të gjithë qytetarët janë duke respektuar proceduar e udhëtimit pa viza.

Sveçla, përmes një shkrimi në rrjetin social‘Facebook’, ka thënë se këto lajme janë demantuar nga të dhënat e institucioneve.

“Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve”, ka shkruar ai.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE