Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Escobari takoi edhe familjen e Afrim Bunjakut gjatë vizitës në Kosovë
18 Mars, 2024

Escobari takoi edhe familjen e Afrim Bunjakut gjatë vizitës në Kosovë

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Kosovë javën e kaluar, takoi edhe familjen e ish-rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra tragjikisht nga paramilitarët serbë më 24 shtator 2023 në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp, policia njoftoi se top-diplomati amerikan i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Bunjaku. Gjithashtu, ndër të tjera u tha se Escobari takoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ku u diskutua për terrorizmin e 24 shtatorit 2023 dhe situatën aktuale të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Escobar, në prani të Ambasadorit të SHBA-së Jeffrey Hovenier dhe Atasheut të DOJ-ICITAP-it Kimberly Riffe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes për humbjen tragjike të babait/bashkëshortit të tyre. Ngjarja ishte shumë emocionuese dhe e përzemërt dhe personalitetet e larta i shprehën ngushëllimet e tyre familjes dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Top-diplomati e përmbylli të premten (15 mars) vizitën në Kosovë, ku qëndroi për dy ditë rresht në kuadër të përpjekjeve amerikane për t’i dhënë fund krizës aktuale rreth çështjes së dinarit dhe rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai takoi krerët shtetërorë, liderët e opozitës dhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE