Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së SHBA-ve për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë
29 Shtator, 2023

Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së SHBA-ve për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së Shtëpisë së Bardhë për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi”, shkruan fillimisht në median sociale “X”.

Sipas kreut të Qeverisë, Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kirby, shprehu më herët shqetësimin e Washington-it për “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarët.

Ndërsa, ai shtoi se gjatë një bisede që e ka pasur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar që Beograd-i të ulë tensionet.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE