Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Gërvalla në vizitë pune në Gjermani, takon deputetin Kiesewetter
30 Janar, 2024

Gërvalla në vizitë pune në Gjermani, takon deputetin Kiesewetter

Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter, me të cilin kanë diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Me deputetin gjerman, Kiesewetter, Ministrja Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.

Kjo vizitë pune e Ministres Gërvalla në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.

Te tjera

 VATRA në Albanifest
19 Prill, 2024
VATRA në Albanifest
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE