Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Brojën e duan Fulhami dhe Wolverhamptoni
29 Janar, 2024

Brojën e duan Fulhami dhe Wolverhamptoni

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja ka pak ditë në dispozicion për të vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

Mediumet angleze kanë raportuar se Broja është mes Fulhamit dhe Wolverhamptonit, ekipe që janë në garë për shërbimet e tij.

Të dyja skuadrat janë në negociata intensive me Chelsean që për kartonin e Brojës po kërkon të paktën 50 milionë euro. Megjithatë, marrëveshja mund të arrihet para përfundimit të afatit kalimtar të janarit pasi edhe Broja ka shprehur dëshirën të largohet nga Chelsea.

Mësohet se si Fulhami ashtu edhe Ëolvesi po e kërkojnë huazimin e Brojës deri në verë, me opsionin e blerjes së tij për 40 milionë euro.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Chelsean, ekip për të cilin ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë në 19 paraqitje këtë edicion.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE