Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Përmes grave mund të arrihet potenciali i plotë ekonomik, thotë Osmani
25 Janar, 2024

Përmes grave mund të arrihet potenciali i plotë ekonomik, thotë Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në diskutimin e ditës së tretë të “Kosova Business Forum”, ka folur për rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe grave në biznes dhe në tregun e punës në përgjithësi, duke e konsiderohet se është pikërisht kjo zgjidhja se si mund të arrihet potenciali i plotë ekonomik në Kosovë.

“Përderisa ne po takohemi në kuadër të Kosova Business Forum, natyrshëm se në një format të tillë fokusi im do të jetë te pjesëmarrja e grave dhe vajzave në biznes dhe në tregun e punës në përgjithësi”.

“Po konfirmohet çdo ditë e më shumë që janë pikërisht vajzat dhe gratë përmes të cilave mund të arrihet potenciali i plotë ekonomik, të eksplorohen mundësitë e pashfrytëzuara e të kapitalizohen në plotëni objektivat tona zhvillimore”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, këtë e dëshmojnë edhe hulumtimet dhe raportet duke e bërë gjithnjë e më të qartë angazhimin e grave në biznes.

“Përderisa shpesh herë kjo temë trajtohet nën petkun e barazisë gjinore apo drejtësisë sociale, duhet ta kuptojmë se përfshirja e barabartë e grave dhe vajzave është çelësi kryesor për zhbllokimin e potencialit të plotë zhvillimore. Është parakusht për përmirësimin e mirëqenies së gjithmbarshme”.

Ajo theksoi se kur gratë përparojnë dhe janë aktive në shoqëri, vetë shoqëritë përparojnë edhe gëzojnë mirëqenie më të lartë.

“Gratë sjellin progres, perspektivë, risi. Botë jonë po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm dhe në krye të këtij ndryshimi janë gratë vizionare, të cilat po thyejnë barriera”.

Duke shtuar se, “po jetojmë në një kohë vendimtare kur talentet, aftësitë dhe vendosmëria e grave po njihet dhe vlerësohet gjithnjë e më shumë”.

Sipas Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023, i publikuar më 26 tetor, Kosova është vendi më i keq në Evropë për të jetuar si grua.

Më keq se Kosova rezulton të jetë vetëm Ukraina.

Ky indeks është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje (PRIO).

Mediumi ka nxjerrë raportin vetëm për Evropë, ndërsa në ranglistën botërore Kosova qëndron në pozitën e 100-të.

Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE