Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Vrasja e grave dhe vajzave- Sot ditë zije në Kosovë
17 Prill, 2024

Vrasja e grave dhe vajzave- Sot ditë zije në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, thuhet në njoftimin e Presidentes.

“Shpallet zija shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në vendim.

Një grua u vra të martën në Pejë, ndërsa dorasi është bashkëshorti i saj. Katër ditë më parë, një tjetër grua u vra në Ferizaj, i dyshuar edhe në atë rast është ish-bashkëshorti i saj.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE