

Radio e parë dhe e vetme Shqiptare 24 orë në valë nacionale të Zvicrës!
Radio e parë që transmeton tinguj në gjuhën Shqipe 24 orë në valë nacionale të Zvicrës!
"albradio" është radio stacioni i parë shqiptar që transmeton valë në rrjet Nacional të një shteti mik të shqiptarëve gjegjësisht në Zvicër.
"albradio" me krenari prinë si lidere e Radio stacioneve Shqiptare në tërë Planetin tonë që shpërndanë valë në teknologjinë e fundit të DAB+!
"albradio"-n mund ta dëgjoni pa pagesë përmes DAB+ radiove në Automjetet Tuaja (disa vetura kanë DAB+ të prodhuara edhe prej vitit 2013) në regjionet:
Schaffhausen
Winterthur
Zentralschweiz
Aarau
Olten
Berner Oberland
Lausanne
St. Gallen
Basel Stadt
Basel Landschaft
Zürich (pjesërisht)
Regjioni Zürich-ut (pjesërisht) ende në pritje
- Ju kërkojmë ndjesë!
Internet (Mobil dhe Kompjuter).
dhe app (iOS dhe ANdroid)
E gëzofshim së bashku radion tonë të përbashkët


Për herë të parë në historinë e mediave digjitale Shqiptare (16.12.2022, në ora 11:30h) "albradio" filloi radio transmetimin Audio digjital në valë nacionale të Zvicrës.
"albradio" mund të dëgjohet kryesisht në regjionet ku komuniteti Shqiptar është më i pranishëm, në Autostradat (Autobahnen) më të frekuentuara të Zvicrës dhe ky trend i shtrirjes së rrjetit të "albradio"-s po vazhdon në kontinuitet.

"albradio" së shpejti fillon me prodhimin e programeve si;
•Informacione (lajme aktuale Nacionale)
•LIVE emisione (Interakcione në Studio)
•Biseda Interaktive (Studio dhe në Terren)
•Biseda me expert të lëmive të ndryshme.
•Programe integruese
... e shumë emisione tjera produktive.

Radio stacion për Shqiptarët e; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Medvegjes, Bujanocit e Malit të zi.
Së shpejti
"albradio" do ti ftojë të gjithë të interesuarat/it për Kulturën, Artin, Arsimin dhe fushat e tjera Socio-Kulturore që ti bashkohen "albradio"-s dhe në këtë mënyrë të krijojmë synergjinë për ti dhënë ngjyrën më të bukur këtij radio stacioni të rëndësishëm për komunitetin Shqiptar në Zvicër!

Adelina Mulaj
"Ju përgëzoj për punën dhe shumë komplimente."
Bekim Malushaj
"Përshëndetje, jeni të mrekullueshëm.
A do të përmirsohet cilësia e zërimit për shembull 192kbps!"
Lume Hyseni-Robelli
"Vetëm deshta me ju informu se në ZH ka pengesa në valë kurse në ZENTRALSCHWEIZ funksionon Super Mega!"
Lule R. Isufi
"Përshëndetje!
A mundemi edhe ne Shqiptarët në Gjermani me ndegju "albradio"?"
Beni_Jolli
"Respekt pëer ju stafin e Albradio sepse na knaqet me kete radio"
Aresim Jahaj
"...më vjen jashtzakonisht mirë që keni hapur një radio në Zvicër!
Ju uroj nga zemra të gjitha të mirat"