Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 VATRA në Albanifest
19 Prill, 2024

VATRA në Albanifest

Hap i madh për kulturën shqiptare në Zvicër

Për herë të parë në historinë 50-vjeçare të realizimit të këtij eventi merr pjesë një shoqëri kulturo-artistike shqiptare.
Pas paraqitjes dinjitoze të kulturës dhe traditës sonë në “Eidgenösisches Älplerfest” në Pratteln BL në vitin 2022, Ansambli VATRA është gati që të thyejë akullin sërish dhe kësaj radhe në Winterthur në datat 28-30 Qershor 2024.

Ky moment është një moment i triumfit për kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar. Përmes veshjes së shumëllojshme të anëtarëve, ushqimeve tradicionale, promovimin e produkteve vendore si dhe muzikën tonë të dashur me këngë e valle Ansambli VATRA do të prezentojë me krenari bukuritë e trojeve shqiptare!

Adresa jonë në Steinberggasse 57 është vendi ku të gjithë jeni të ftuar të përjetoni bukurinë dhe sharm të VATRËS sonë. Ju presim me zemër të hapur!

Albradio i uron Ansamblit Vatra shumë suksese dhe mbarësi.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE