Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 “Të krijojmë një bankë komerciale shqiptare në Zvicër”
20 Shkurt, 2024

“Të krijojmë një bankë komerciale shqiptare në Zvicër”

Nga Dashnim Hebibi
“Kur duam, mundemi dhe ia dalim! Së shpejti projektet tjera do të vijnë e që besoj shumë, se do të kemi përkrahje nga të gjithë ata që ia duan të mirën vetes, familjes, kombit dhe të ardhmes. Po e kujtoj edhe këtë fjalë të urtë: “Bashkimi është një fillim, të qëndruarit bashkë është një progres, të përparuarit së bashku është një sukses, fjalë nga Henry Ford”, na tha ndër të tjera, z.Florim Useini. 

Për një organizim madhështorë përmes pak fjalëve është e pamundur të përshkruhet. Prandaj, kësaj here, përmes këtij reportazhi, do të mundohemi ti japim lexuesit tonë detaje nga tri ngjarje për një datë të rëndësishme organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. Koha është dinamike por do ta gjejmë lexuesin e sigurt. Tekefundit, librat dhe shkrimet shkruhen për ata që lexojnë.

Duhet të mbetet e shkruar për brezat e rinjë që do të vijnë, se të parët e tyre nëpër periudha të ndryshme i shërbyen atdheut dhe i shërbejnë edhe në të ardhmen, por do të përqendrohet më shumë për brezin e ri. Në katër anët e Zvicrës dhe në të gjithë diasporën, ka pasur manifestime të shumta me programe të ndryshme, ku bashkatdhetarët tanë kanë kremtuar një datë të rëndësishme të kombit tonë, ate të pavarësisë së Kosovës, pra 16 vjet shtet, Kosova jonë. Për lirinë dhe pavarësinë e saj siç dihet kanë dhënë jetën edhe shumë dëshmorë nga diaspora dhe kontributi i mërgatës për liri ishte i madh ose arteria kryesore për ate liri dhe pavarësi që sot po e gëzojmë të gjithë.

Manifestimi argëtues 

Manifestimi filloi me intonimin e flamurit të Kosovës. Kryetari i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z. Florim Useini e hapi programin me këto fjalë: “ Ishim të nderuar dhe i falënderojmë, që të gjithë pjesmarrsit, që erdhën të festojmë së bashku dhe poashtu edhe të programit që na nderuan, si shkenctari Jahja Kokaj dhe Ambasadori i MVP në Bern z. Rexhep Demiri, që me fjalë rasti përshëndetën të pranishmit, programin e pasuruan edhe nxënsit e shkollës shqipe në Zvicër me kordinator, Vaxhid Sejdiu, ansambli “Shqiponjat” në Luzern, këngëtarja, Gentjana Tafili, Tush Gjakova, Viktor Virusi, Kastromusik dhe moderatorin, Ramadan Morina. Në programin argëtues, morën pjesë edhe bashkatdhetarë të  tjerë që jetojnë në Luzern eme rrethinë dhe nga e gjitha Zvicra. Musafirë ishte edhe kryetari i xhamisë shqiptare “Drita” në Luzern, z. Fadil Asani me bashkëpunëtorë. Me këngë e valle, përfundoi edhe programi argëtues. Me këtë u tregua, se sot ishte një ditë e gjatë, por e mbushur me aktivitete të mirëfillta e që do të kujtohen gjatë tek diaspora jonë. Respekt për z.Florim Useini dhe gjithë Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. “Kur duam, mundemi dhe ia dalim! Së shpejti projektet tjera do të vijnë e që besoj shumë, se do të kemi përkrahje nga të gjithë ata që ia duan të mirën vetes, familjes, kombit dhe të ardhmes. Po e kujtoj edhe këtë fjalë të urtë: “Bashkimi është një fillim, të qëndruarit bashkë është një progres, të përparuarit së bashku është një sukses, fjalë nga Henry Ford”, na tha ndër të tjera, z.Florim Useini.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE