Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Rreth 40 ushtarë moldavë do të zbarkojnë në Kosovë
25 Janar, 2024

Rreth 40 ushtarë moldavë do të zbarkojnë në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, do të përforcohet nga 41 ushtarakë të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë.

Është fjala për shtatë inxhinierë, një oficer shtabi dhe 33 këmbësorë, kanë bërë të ditur mediat moldave.

Mandati i kontingjentit të Moldavisë në KFOR do të zgjasë gjashtë muaj.

Kontigjenti moldav në kuadër të KFOR-it do të kryejë misione sigurie dhe roje të objektivave ushtarake.

“Për këtë mision jemi përgatitur shumë intensivisht dhe jam i sigurt se do të përballojmë të gjitha misionet”, ka thënë togeri moldav Octavian Babei.

Ministri i Mbrojtjes i Moldavisë, Anatolie Nosatyi, ka potencuar se vendi i tij ka 10 vite që dërgon ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it për ruajtje të paqes dhe sigurisë.

“Gjatë 10 viteve të fundit, Moldavia, së bashku me 26 kombe të tjera në një kontingjent shumëkombësh prej pesë mijë vetash, ka ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”, tha ai.

NATO ka shtuar numrin e ushtarëve në Kosovë. Rreth 1 mijë ushtarë në kaudër të KFOR-it kanë zbarkuar në vend. Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash, ndërsa Rumania ka dislokuar rreth 130 ushtarë pas përshkallëzimit të situatës në veri, përkatësisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ashtu ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të ushtarëve të saj në KFOR. Në linjë me zhvillimet aktuale edhe Sllovenia ka rritur numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të NATO-s. Aktualisht 90 ushtarë sllovenë janë në misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa numri pritet të rritet për të paktën 100.

Më 5 dhjetor 2023, batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s (NRFC) është vendosur në Kosovë. Turqia ka dislokuar një batalion të këmbësorisë së Forcave të Armatosura (TSK) pas zhvillimeve të fundit, kurse Kroacia miratoi pjesëmarrjen e deri 160 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Kroacisë (HKoV) në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE