Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Alijaj, deputeti i Zvicrës që po përgatit “revolucion për persona me aftësi të kufizuara”
14 Mars, 2024

Alijaj, deputeti i Zvicrës që po përgatit “revolucion për persona me aftësi të kufizuara”

Islam Alijaj, që është me paralizë cerebrale, është personi i parë me prejardhje shqiptare që është zgjedhur në Parlamentin e Zvicrës.

Socialdemokrati me seli në Cyrih, kandidoi me sloganin e fushatës “Bërja e historisë”.

Deputeti i ri Alijaj është me nxitim.

Socialdemokrati me seli në Cyrih, kandidoi me sloganin e fushatës “Bërja e historisë”.

Deputeti i ri Alijaj është me nxitim.

“Ka qenë gjithmonë e qartë për mua se nëse zgjidhem nuk dua të humb kohë”, ka thënë Alijaj për “Swissinfo.ch”.

Alijaj ka paraqitur tashmë një propozim dhe ia ka bërë disa pyetje Qeverisë, që kur u betua në dhjetorin e vitit të kaluar. Të gjitha kanë të bëjnë me ligjin që rregullon qasjen në transportin publik, në ndërtesa dhe në tregun e punës për persona me aftësi të kufizuara.

Alijaj beson se qasja për personat me aftësi të kufizuara duhet të përfshihet në të gjitha sferat e jetës. Ai beson se liria e personave me aftësi të kufizuara nuk kufizohet vetëm nga kufizimet e tyre fizike, por edhe nga shoqëritë që ngrenë barriera.

Ai, po ashtu, sheh hapësirë për përmirësim kur vjen te politikat për personat me aftësi të kufizuara që janë emigrantë zviceranë, ndonëse ata ende mund të kërkojnë pensionin e tyre invalidor ndërsa jetojnë jashtë vendit.

“Por ata humbim çdo përfitim shtesë që u takon, si dhe përfitimet e kujdesit të veçantë. Për të mos e përmendur shtesën e tyre të ndihmës”, tha Alijaj.

Vetë Alijaj thotë se s’do të emigronte kurrë.

“Në Cyrih, ndonjëherë harroj se jam me aftësi të kufizuara”.

Nëse Alijaj do të rritej në pjesën rurale të Zvicrës apo në Kosovë, ku u lind, nuk do të ishte personi që është sot.

“Kur jam në Kosovë, ndihem shumë i paaftë”, ka thënë Alijaj.

Pas zgjedhjeve federale në tetorin e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi Alijajt mesazh urimi në platformën “X”.

Alijaj thotë se është krenar që është personi i parë që përfaqëson diasporën shqiptare në Parlamentin e Zvicrës. Por ai nuk do të hezitonte t’i kritikonte politikat e Kosovës për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, kur Kurti ta ftojë atë për vizitën e tij të parë zyrtare.

Alijaj thotë se parlamentar është bërë për të nisur një revolucion për personat me aftësi të kufizuara.

“Personat me aftësi të kufizuara kanë shumë zemërim të mbledhur, që më në fund gjeti një rrugëdalje vitin e kaluar”, tha Alijaj.

Ai është një nga tre përfaqësuesit me aftësi të kufizuara që janë zgjedhur në Parlament. Gjithsej 44 persona me aftësi të kufizuara u mblodhën për të hartuar një rezolutë në Komitetin e caktuar. Në fakt, nëse 44 nga 200 përfaqësuesit në Komitet ishin me aftësi të kufizuara, atëherë do të pasqyronte përqindjen e personave me aftësi të kufizuar që jetojnë në Zvicër (22 për qind). Personat me aftësi të kufizuara po zemërohen ndaj Hekurudhës së Zvicrës, që ka pasur 20 vjet për t’i bërë stacionet e autobusëve apo të trenave më të qasshëm.

“Hekurudha kishte fjetur në dhjetë nga 20 vjetët”, thotë Alijaj.

Kur erdhi afati më 1 janar të vitit 2024, vetëm 60 për qind e stacioneve hekurudhore ishin bërë pa pengesa. Personat me aftësi të kufizuara protestuan në fund të janarit. Alijaj pret që të ketë protesta të tjera.

Steve Jobsin si shembull

Alijajt nuk i intereson që propozimi i tij i parë, që kërkon qasje më të mirë për personat me aftësi të kufizuara, po vlerësohet se ka pak shanse që të ketë sukses. Ai mendon për gjëra të mëdha, si Steve Jobs. Ai e ka idhull themeluesin e gjigantit të teknologjisë, të ndjerin Jobs. Nëse 37-vjeçari Alijaj do të ishte një parlamentar i ri i zakonshëm, atëherë të synosh të bëhesh si Jobs do të ishte ëndërr e çuditshme.

Por historia e Alijajt është ndryshe. Është storie e dikujt që gjithmonë është nënvlerësuar, duke filluar nga shkollat për persona me nevoja të veçanta ku shkoi, apo edhe në asamble të socialdemokratëve ku zgjidhen kandidatët për të kandiduar për Parlament. Është storie e një burri që kurrë s’ka hequr dorë nga “bërja e historisë”.

Fushata e fuqishme

Fushata e Alijajt ishte mjaft e fuqishme. Me rreth 200 mijë franga zvicerane ishte fushata më e shtrenjtë nga të gjithë kandidatët e Partisë Socialdemokrate.

Fondet më të mëdha për fushatën erdhën nga biznesi familjar i Alijajt dhe nga “Pro Infirmis”, organizata ombrellë për personat me aftësi të kufizuara. 70 mijë franga të tjera erdhën nga sponsorë individualë.

Por, mbështetësit e Alijajt panë shumë më tepër sesa thjesht një transferim të parave. Ai flet për një rrjet prej “qindra personave” që shpërndanë fletushka dhe vendosën postera për fushatën e tij.

David Wember, ishte kreu i fushatës së Alijajt.

Alijaj i zgjedh fjalët me mençuri dhe di si të përdorë marifete retorike.

Ai ndoshta ka një mbështetje kur thotë se zgjedhja e myslimanit me emrin Islam nuk është opsion për një shtet që ka ndalesa në ndërtimin e minareve. Por, projekti i tij i madh, të cilin e ka për zemër, është të heqë barrierat e qasjes për personat me aftësi të kufizuara.

Nisma e përfshirjes, që u lansua në prill të vitit 2023, është hap në drejtimin e duhur. Nuk flet për mbrojtje kundër diskriminimit, por për një barazi të vërtetë për personat me aftësi të kufizuara, si të hiqen të gjitha pengesat në mënyrë që lirshëm të zgjedhin ku të jetojnë e punojnë. Alijaj thotë se iniciativa ishte ide e tij. Ai gjendet në komitetin e kësaj iniciative, që mbledh politikanë nga krahu i majtë dhe i djathtë.

Nuk druhet ta thotë mendimin e tij

Një nga politikanët në Komitet është Remy Wyssmann i Partisë Popullore Zvicerane, që është nga krahu i djathtë. Ai e vlerëson Alijajn që ka mbajtur premtimet e tij për trajtimin me kujdes “të taksave dhe kontributeve” dhe se është një nga të paktët politikanë “nga spektri i majtë apo pro-qeveritar” që i kupton shqetësimet e kompanive të vogla. Wyssmann ia atribuon këtë prejardhjes së familjes së Alijajt. Familja e Alijajt drejton një biznes pastrimi që punëson rreth 30 persona.

“Ai nuk ka frikë të kontaktojë me njerëz. Ai është i drejtpërdrejtë dhe nuk e ka mendjen e madhe”, tha Wyssmann.

Alijaj mund të përshtatej në çdo tabor politik.

Nga këndvështrimi i një biznesmeni, ai beson se më shumë theks duhet t’i kushtohet formimit profesional.

“Ne nuk mund të jemi të gjithë akademikë dhe nuk kemi nevojë për aq shumë studiues”, thotë ai.

Ai buzëqesh kur njerëzit i thonë se nuk e dëgjon këtë zakonisht nga socialdemokratët.

Ai ndoshta do të vazhdojë të thotë shumë gjëra të pazakonta për një socialdemokrat.

“Kjo është ajo që më bën të veçantë. Unë jam autentik”, ka thënë ai.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE