Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Kurti flet për vizitën tre-ditore në Zvicër
19 Janar, 2024

Kurti flet për vizitën tre-ditore në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Davos të Zvicrës, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ka njoftuar rreth takimeve të tij dhe bisedat që ka pasur gjatë qëndrimit të tij me personalitete ndërkombëtare.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se u ritheksua se siguria e rajonit është faktor kyç për sigurinë e Evropës.

“Mesazhet që i ndamë me miqtë tanë ishin ato të historisë sonë të suksesit, si një shtet që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, ku progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, e në qëndrueshmëri e cila është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional”.

“Mesazh ky që u vlerësua e fuqizua edhe nga pjesëmarrësit e nivelit të lartë në panelin mbi ekonominë, si Sekretari David Cameron dhe Ministri Barth Eide. Theksuam edhe se siguria e rajonit është faktor kyç për sigurinë e Evropës”, ka shkruar kryeministri.

Ndërsa, në panel ai njoftoi se kanë diskutuar për dialog diplomatik në mesin e personaliteteve ishin edhe përfaqësuesi speciali i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai tutje ka thënë se takim ka zhvilluar edhe me kompanitë të cilat sipas tij kanë rëndësi globale.

“Gjatë qëndrimit tre ditor në Davos, nuk munguan dhe takime me kompani me rëndësi globale në fushën e teknologjisë si “Philips”, “Meta” dhe “Ericsson”, të cilat i njoftuam mbi mundësitë që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, si dhe intervistat për Politico, radion publike zvicerane SRF, dhe për European Broadcasting Union”.

Më 18 janar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pjesë e panelit në margjinat e forumit të Forumit Ekonomik Botëror me temën, “Diplomacia e Dialogut në Ballkanin Perëndimor”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE