Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 “Global Firepower”: ShBA-ja ushtrinë më të fortë në botë, Kosova ndër më të dobëtat
17 Janar, 2024

“Global Firepower”: ShBA-ja ushtrinë më të fortë në botë, Kosova ndër më të dobëtat

ShBA-ja më e forta, e Kosova ndër më të dobëtat. Ky është klasifikimi që ka bërë për vitin 2024 “Global Firepower”, ueb-faqe kjo e specializuar në të dhënat globale mbrojtëse, në lidhje me ushtritë më të forta dhe më së paku të forta në botë.

Pas ShBA-së që gjendet në vendin e parë, në listë renditen Rusia dhe Kina, në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.

Në top-10 janë edhe India, Koreaja e Jugut, Britania e Madhe, Japonia, Pakistani dhe Italia.

E në krejt anën tjetër të medaljes gjendet vendi ynë, i cili është renditur në vendin e 135-të, nga 145 vende që janë studiuar.

Nga vendet e rajonit, ushtrinë më të fuqishme e ka fqinji ynë verior, Serbia, e cila renditet në pozitën e 55-të. Pas saj është Kroacia e 66-ta, pastaj Shqipëria e 90-ta, Maqedonia e Veriut e 110-ta dhe Mali i Zi i 129-ti, raporton Klankosova.tv.

Në vendin e fundit është Butani, i ndjekur nga Moldavia, Suriname, Somalia, Benini, Liberia, Belizeja, Sierra Leone dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Sipas uebfaqes “Global Firepower”, Renditjet e Fuqive Ushtarake bazohen në mbi 60 faktorë, si numri i ushtarëve, pajisjet ushtarake, stabiliteti financiar, lokacioni gjeografik dhe resurset në dispozicion, të cilat akumulohen në një kategori “PowerIndex” ku nota më e ulët nënkupton shkathtësi më të fuqishme ushtarake.

Ata thonë se 145 vendet janë renditur duke përdor formulën e pronësisë, e cila mundëson krahasim të barabartë të fuqisë ushtarake midis kombeve, pavarësisht madhësisë apo avancimit të tyre teknologjik.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE