Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, s’ka të lënduar
24 Janar, 2024

Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, s’ka të lënduar

Pak pas orës 18, në rrugën shtetërore D8 në Orašac ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave të OKC-së, në aksident trafiku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë pasagjerësh.

Siç mëson jozyrtarisht DD, në aksident ka humbur jetën një burrë nga Dubrovniku i cili ishte në një automjet privat. Dy persona u lënduan. raporton dubrovackidnevnik.net

Komunikacioni është i mbyllur dhe devijuar përmes Majkovës, hetimet janë duke vazhduar.

Pasagjerët s’janë lënduar kanë thënë nga Kompania “Deva Tours”.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania për Gazetën Sinjali.

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE