Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 MPJ: Një i ri nga Kosova gjendet pa shenja jete në Serbi, s’ka indikacione që është shkaktuar nga autoritetet serbe
28 Shtator, 2023

MPJ: Një i ri nga Kosova gjendet pa shenja jete në Serbi, s’ka indikacione që është shkaktuar nga autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE