Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Bankat e Kosovës fituan 123.7 milionë euro për tre muaj
23 Janar, 2024

Bankat e Kosovës fituan 123.7 milionë euro për tre muaj

Bankat e Kosovës raportohet se po vazhdojnë të përformojnë me fitime të larta. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, bankat kanë pasur një profit neto prej 123.7 milionë eurove, sipas BQK-së.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të rritjes të së hyrave, që kanë qenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

Rezultati i tillë financiar u arrit kryesisht nga rritja e të hyrave, e cila ishte më e lartë se një vit më parë, përderisa edhe shpenzimet vazhduan trendin rritës për të dytin vit me radhë…”, thuhet në raport mes tjerash.

Ndërkaq, sipas BQK-së, gjithsej të hyrat kanë arritur vlerën prej 317 milionë eurove, që është një rritje prej 17.2 për qind prej vitit të kaluar.

Në këtë rritje, kryesisht kanë ndikuar të hyrat nga interesi, që përfaqësijnë 74.0 për qind të të hyrave.

“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 317.1 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 17.2 përqind (13.6 përqind deri në shtator 2022). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor e kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 74.0 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit, posaçërisht në tri vitet e fundit, si dhe rritjes së normave të interesit në kredi. Për më tepër, të hyrat nga plasmanet me bankat janë rritur theksueshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet tutje.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE