Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Disa këshilla për të luftuar rënien e flokëve
4 Shkurt, 2024

Disa këshilla për të luftuar rënien e flokëve

Rënia e flokëve mund të bëhet shqetësuese për shumë persona dhe kjo mund të ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që të kontrolloni nivelin e vitaminës D, sepse është shumë i rëndësishëm për flokët.

Sipas tyre, mungesa e kësaj vitamine është shoqëruar me rënien e flokëve dhe çështje të tjera të lidhura me flokët, shkruan Indianexpress.

Terapia lokale si serumet përbëjnë një nga bazat kryesore të trajtimit dermatologjik për lloje të ndryshme të rënies së flokëve dhe efektiviteti i këtyre produkteve mund të ndryshojë nga personi në person.

Masazhuesit e kokës mund të kontribuojnë në rritjen e përmirësuar të flokëve duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në gjëndrat e flokëve.

Këshillohet të përdorni një masazhues të kokës çdo ditë dhe thelbësore ta bëni atë në mënyrë të butë për të shmangur acarimin ose dëmtimin.

Edhe vaj rozmarine besohet se ofron disa përfitime për shëndetin e flokëve dhe [ër të përdorur rozmarinën për flokët tuaj, këshillohet të përzieni disa pika vaj rozmarine me një vaj bartës dhe të masazhoni atë në lëkurën e kokës.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE