Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
24 Janar, 2024

Dua Lipa pa nominim, në mesin e përbuzjeve të “Oscars”

Dua Lipa me “Dance The Night” te “Barbie” konsiderohej si favorite për nominim. Por nuk është në listë.

E për këtë, revista “Vogue” e ka konsideruar si përbuzje të “Oscars”-it të këtij viti bashkë me dhjetë “përbuzje” të tjera ku ka listuar edhe njëmbëdhjetë befasitë e nominimeve për çmimet e mëdha.

“Jemi mirënjohës që Ryan Gosling dhe Billie Eilish kanë momentin e tyre në skenën e ‘Oscars’, duke interpretuar ‘I’m Just Ken’ dhe ‘What Was I Made For?’, por ruani një mendim për Dua Lipën, hiti i së cilës, ‘Dance The Night’ – pa dyshim kënga më tërheqëse në të gjithë filmin – nuk u vlerësua”, ka shkruar “Vogue”.

Sipas kësaj reviste prestigjioze, Olivia Rodrigo fare mirë mund të kishte hyrë në listën e ngushtë me “Can’t Catch Me Now” nga “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds and Snakes”. “Çmimet ‘Oscar’ u prekën më pak nga yjet”, konstaton “Vogue”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE